Showbiz

Kodi i veshjes: Zhveshja… çifti gay në Shqipëri, gati për dasmë

Në emisionin “Ndryshe” ishin të ftuara dy vajza lesbike, të cilat diskutuan gjërë e gjatë në studion e Top Albania Radio-s për gjithçka rreth komunitetit LGBT.

Të dyja njihen si përfaqësueset e këtij komuniteti duke mbrojtur të drejtat e tyre në Shqipëri me organizime të ndryshme. Xheni Karaj është tashmë një figurë e njohur në publik dhe e ftuar në radio zbuloi disa nga planet e saj për të ardhmen, që një ndër to ishte dasma.

Në një pyetësor nga Salsano dhe Paloma, Xheni u vendos përballë shumë pyetjeve provokuese.

Gjatë intervistës ajo shprehet se së shpejti do të martohet me të dashurën e saj Livia, që momentalisht po bashkëjetojnë.

Unë jam ambientaliste dhe dua që të martohemi në natyrë, kam menduar që vendi të jetë në Gjipe. Gjithashtu kodi i veshjes do të jetë ndryshe sepse të ftuarit do të jenë të zhveshur, mendoj të kenë vetëm ndonjë gjethe mbuluese…”

Pas kësaj deklarate, në studio shpërthejnë të qeshura, saqë sugjerojnë se edhe “qokat” do të jenë me gjethe.

Theksojmë se dhe Salsano me Palomën janë të ftuar në dasmë dhe e vetmja gjë që na shkon në mendje është se si do ta përballojnë këtë kod “zhveshjeje”.