Kontrolli i Lartë i Shtetit kësaj herë është bërë mollë sherri për opozitën dhe maxhorancën në Komisionin e Ekonomisë.
Erion Braçe, kërkoi me ngul ndryshime në strukturën e KLSH. Deputeti i maxhorancës tha se KLSH duhet të jetë një institucion i transparent, pasi rastet e korrupsionit nuk mungojnë.
“Ne kemi auditim e brendshëm të institucioneve ekzekutive, që më thënë të drejtën lë shumë për të dëshiruar dhe në disa raste është korruptuar. KLSH ka përgjegjësi për të audituar audituesit e brendshëm për të mos lejuar korruptimin e audit të brendshëm, si audituesit në sektorin e doganave të tatime që janë kthyer në problem”, shprehet Braçe.
Por, deputeti Xhelili tha se ndryshimet bëhen në sajë të standardeve jo ligjeve, rastet e korrupsionit duhet denoncuar.
“Nëse keni element korruptiv ose që ka të korruptuar, shumë bukur ai që e di, të shkojë t’i denoncojë. Spo them për në këtu, po them për ata që bëjnë rolin e spiunit.”, tha Alban Xhelili.
Sipas Braçes nëse do të krijojmë transparencë të KLSH duhet të bëhen publike koha dhe plani audimit.
“Unë funksionojë me informacion, nuk funksionojë me spiun. Tani kanë 10 muaj në një drejtori atje, çfarë bën audituesi 10 muaj në një drejtori, dhe këtë e di drejtori çfarë di drejtori që këtë e di drejtori”, tha më tej deputeti i PS, Braçe.
Për kolegun e Bracës, përcaktimi i kohës së auditimi është një kërkesë e tepërt.
“O shok si mund t’i përcaktosh ti kohë kontrolli KLSH, me bë2 një kontroll rutinë thua ti. Unë jam kundra kësaj.”, u shpreh Frrok Gjini.
“Po kërkoj transparencë në përcaktimin e afatit dhe të argumenteve për shtyrjen e afatit.”, tha më tej Braçe.
Në fund të mbledhjes së komisionit, tonet e ngritura nuk vendosën asgjë për funksionimin e ri të institucionit të pavarura, të KLSH.