Sportistja e famshme Klodiana Shala iu bashkua studios së Live From Tirana për të folur rreth kalitjes në kohën e komunizmit duke e krahasuar me atë të ditëve të sotme.
Ajo zbuloi se sportin dhe stërvitjen i ka patur pasion që e vogël. Klodiana e ka filluar atletikën që në vitin 1993 kur ishte në klasë të 7-të dhe që atëhere ky pasion vetëm është rritur tek ajo. Tani, Klodiana ka një paletstër të vetën që e hap çdo ditë që në 06:00 të mëngjesit dhe kjo jo pa qëllim.
Përveçse zgjimi herët të bën mirë ajo thotë se ka shumë të huaj që vijnë që pa gdhirë për t’u stërvitur ndryshe nga shqiptarët. Me shumë humor sportistja tregoi se shqiptarët janë pak dembela sa i përket të paturit një regjim të rreptë për veten e tyre.
Kanë problem zgjimin herët dhe ndjekjen e palestrës rregullisht ndryshe nga të huajt dhe ajo dëshiron që kjo gjë të ndryshojë.