Klea Prenga, e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, ka reaguar pas pretendimeve të tyre në Gjykatën e Tiranës, ku ato pohuan se nuk kishin për qëllim të demontonin Klean. Ajo publikoi një video që tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku ajo po darkonte me miqtë, duke hedhur poshtë deklaratat e tyre se ato ishin duke darkuar në të njëjtin vend.
View this post on Instagram
Prenga theksoi se motrat Berisha janë nën hetim në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli dhe u shpreh: “Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka justifikim për dhunën që më shkaktuan.” Ajo shprehu angazhimin për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të siguruar drejtësi dhe dënimin e atyre që e kanë sulmuar.
Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar.