Celebrities Gossip Showbiz

Klea Prenga nxjerr videon e papublikuar më parë, hedh poshtë deklaratat e motrave Berisha në Gjykatën e Tiranës!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Mariela Berishën, teksa motra e saj, Antonelës, i ishte caktuar masa “detyrim paraqitje”, e cila u la në fuqi.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar para dy ditësh në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës. Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.

Epo duket se Klea nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe vetëm pak më parë ka bërë një postim në Instagram, ku ka publikuar një video të paqarkulluar më parë teksa motrat Berisha shfaqen duke dalë nga makina dhe duke hyrë në restorant ku shkojnë drejt e në drejtim të Kleas. Gjë e cila hedh poshtë një deklaratë të motrave Berisha, të cilat shprehen se Klea i ka ngacmuar para se ato ta gjuanin me gotë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)