Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Ditën e sotme djali i tyre Krid feston ditëlindjen dhe ndër më të bukurit ishte urimi i Kleas për të voglin dhe të shtrenjtin e saj.
Biri mamit, 2 vitet më të bukura të jetës time. Se mbaj mend si kam jetuar më parë, se mbaj mend veten pa ty. Dita më e lumtur e jetës sime 04.06.2020, dita kur erdhe në jetë ti dhe të mbajta në krahët e mi. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i lirë! Unë do të jem gjithë jetën ëngjëlli yt mbrojtës, do jetoj për ty deri në frymën time të fundit.
Te dua Krid! Edhe 100 shpirt i shpirtit tim!
Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj, i cili njëkohësisht është edhe një producent shumë i suksesshëm po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.