Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta thumbon “bukurinë natyrale” nëpër rrjete sociale…

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi ajo ka postuar një video që mbart një ironi të theksuar për të gjithë vajzat që shprehin se kanë bukuri natyrale, ndërkohë që po përdorin filtra të ndryshëm.

Duhet thënë se përdorimi i filtrave nëpër rrjete sociale është duke u kthyer në një problem vërtetë shqetësues, madje si një sëmundje për t’u dukur sa më perfekt të jetë e mundur.
Kjo gjë sjell një transformim shumë larg të vërtetës.

Përballja me të vërtetën e kthen të gjithën në një zhgënjim të madh.