Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Vetëm para dy ditësh, djali i tyre Krid festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, Elgiti vendosi ti propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre. Ditën e sotme Klea ka postuar disa foto nga kjo ditë e veçantë, ku dhe ka reaguar për surprizën e marrë në 2 vjetorin e lindjes së Krid.
Me dy çunat që i kanë dhënë kaq shumë dritë jetës sime. S’mund të isha më shumë e lumtur se në 2 vjetorin e dashurisë sime të përjetshme.
Sa shumë festa na presin bashkë o Krid…P.s Dita që nuk shpëtoi pa një surprizë edhe për mamin.
Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.