Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.
E postimet nga kjo ngjarje kaq e veçantë për bukuroshen padyshim që po vazhdojnë dhe pak ditë më pas e me anë të një Instastory ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë, krahas aktorja ka emocionuar me fjalët për të gjitha vajzat të cilat nuk e kanë përjetuar kurrë ceremoninë martesore.
Çfarë dite, çfarë emocioni! Ja uroj çdo gruaje që ta provojë si ndjesi ceremoninë martesore me fëmijë e pa fëmijë. Po sidomos me fëmijë ishte kulmi i emocionit.
Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të producentit dhe aktores që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa dhe mënyrën si janë veshur ku padyshim dukeshin shumë të kuruar.
Shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë. Përmendim këtu, artistet Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati, reperin Noizy. Nuk ishte prezente gjithashtu edhe Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, e cila është edhe një shoqe shumë e mirë e Kleas.