Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një prej çifteve më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Që në muajt e parë të lidhjes ata kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri dhe kur kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Janar të vitit të kaluar, dashuria e tyre u shtua edhe më shumë.
Në qeshor të 2020-ës, dyshja e famshme u bënë prindër për herë të parë ndërkohë që Klea na mori me vete në rrugëtimin e saj të pritjes së ëmbël përmes fotove dhe video-ve që postonte në rrjetet sociale.
Tashmë ata janë prindër të një vogëlushi të quajtur Krid që do të ndryshonte përgjithmonë jetët e tyre. Pak orë më parë preantuesja bukuroshe ka bërë dedikimin më të bukur për të voglin e saj.
Po, unë të dhashë jetë, por në të vërtetë ti ma dhe timen.
Në foto shfaqet Krid mbi dysheme i rrethuar nga lodrat. Pak javë më parë Klea ishte e ftuar në programin e Top Albania Radio drejtuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, “Pardon My French“. Në intervistën e saj të rrallë, Klea foli për vështirësitë e shtatzënisë dhe depresionin e 3 muajve të parë.