Ajo është një ndër balerinat më të talentuara shqiptare e cila prej vitesh jeton në Itali ku zhvillon karrierën e saj e ku tashmë ka nisur një jetë të re. Pjesë e shumë kompeticioneve në televizionet e shtetit fqinj, tashmë Klaudian do ta shohim edhe si aktore. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë bukuroshja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Balerina e talentuar do të jetë pjesë e një filmi ‘thriller’ të quajtur “Reverse” ku do të luajë rolin e Françeskës, një hakere e zgjuar e cila ndihmon policinë në zbardhjen e një krimi.
Filmi është më regji të Mauro John Capece dhe tregon historinë e një vrasësi serial famëkeq.