Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikanti i njohur Travis Barker janë martuar sërish, kësaj radhe me një ceremoni të vërtetë. Çifti e mbajtën dasmën në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën. Dyshja u fotografua me veshje tradicionale si nuse e dhëndër në gjykatën në qendër të qytetit në Anacapa, ku gjyshja e Kardashian, MJ Campbell dhe babai i Barker, Randy, mund të shiheshin duke qëndruar pranë tyre.
Fotot zyrtare nga dasma ende nuk janë publikuar, por në ato që po qarkullojnë në media deri tani, Kourtney shihet me një fustan të bardhë të shkurtër dhe me një vello me mëngë. Kourtney dhe Travis u larguan me një makinë klasike të zezë, e cila kishte një tabelë të lidhur që shkruante “Të sapomartuar”.
Ceremonia nuk ngjasonte aspak me dasmën e tyre të rreme në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy. Kardashian më vonë konfirmoi se dasma në Vegas nuk ishte legjitime. Rikujtojmë, se Barker i propozoi Kourtney-t në tetor, një vit pasi çifti u lidh për herë të parë.
Sjellim në vëmendje se në episodin e ri të “The Kardashians” që transmetohet në “Hulu”, ylli televiziv Kourtney Kardashian zbuloi se ajo theu padashje unazën e saj të fejesës prej 1 milion dollarësh, të dhuruar nga i fejuari Travis Barker. Ishte mamaja e saj, Kris Jenner që vuri re se unaza mungonte në gishtin e saj, teksa e pyet se çfarë kishte ndodhur.
Ndërkaq, Kourtney dhe Travis u gjendën përballë ish-it të Kourtney Scott Disick, në episodin e fundit të shfaqjes televizive të familjes së famshme. Dyshja e dashur u puthën dhe u përqafuan në festën e ditëlindjes së mamasë Kris Jenner, ku mori pjesë edhe Scott, i cili ka tre fëmijë me Kourtney. Scott ishte i ftuar në festë pasi u takua me Kris për drekë dhe tha se ishte lënduar që nuk përfshihej.