Celebrities Gossip Showbiz

“Kjo vaska të kujton gjë?”, Inisa Agolli ‘thumbon’ Egla Cenon?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi po shijojnë pushimet së bashku dhe këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Së fundmi Ilnisa ka postuar një video ku tregon vaskën në dhomën e hotelit ku po qëndrojnë dhe duket si një ‘thumb’ për Egla Cenon, kjo për shkak se në edicionin e “BVV3” Egla njihej për momentet në vask.

Të të bëj një pyetje, kjo vaska të kujton gjë?.

Së fundmi Ilnisa ka treguar përmes një postimi se është mahnitur nga bukuria e vendit ku po kalon pushimet dhe nuk e ka lënë të flejë në mëngjes partnerin e saj, të cilin e ka zgjuar nga gjumi. Ilnisa ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në “Instastory”, ku në njërën nga ato e ka pyetur Meritonin se çfarë do të bëjnë ditën e sotme.