Lifestyle

Kjo sjellje mund të jetë një shenjë e demencës tek qenushi juaj!

Kinologët thonë se qentë e vegjël plaken nga mosha 7 deri në 10 vjeç, ndërsa për racat më të mëdha është rreth moshës 6 vjeç. Ndërsa qimet në fytyrat e tyre zbardhen, mund të vërejmë gjithashtu se ata çorientohen dhe hutohen. Hulumtimet e fundit nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut sugjerojnë se mosfunksionimi kognitiv nuk ndodh vetëm te njerëzit, por prek edhe miqtë tanë me katër këmbë. Ky hulumtim tregon për shumë ngjashmëri në shenjat e demencës tek njerëzit dhe qentë.

Ndryshimet në sjelljen e qenit tregojnë mosfunksionim kognitiv. Një nga treguesit e demencës është shpejtësia me të cilën ecin qentë e moshuar dhe kjo mund të lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e trurit të tyre. Dr.Natasha Olby, autore e studimit, thotë se shpejtësia e ecjes tek njerëzit lidhet me rënien njohëse. Duke supozuar se e njëjta gjë ndodh tek qentë, studimi përfshiu matjen e shpejtësisë së ecjes së qenit.

Qentë më të vjetër iu nënshtruan testeve njohëse shtesë dhe pronarët e tyre plotësuan një pyetësor për vlerësimin konjitiv. Gjetjet zbuluan se qentë e moshuar, të cilët lëviznin më ngadalë, treguan rënie më të theksuar njohëse, siç u vlerësua përmes një pyetësori dhe testimi konjitiv. Matja e shpejtësisë së ecjes së një qeni nuk është aq e thjeshtë sa duket, sepse qentë mbajnë ritmin me atë që i drejton.

Kjo është arsyeja pse testet u kryen me qen, shpejtësia e ecjes së të cilëve u testua gjatë ecjes me zinxhir dhe më pas pa të. U zbulua se një qen me zinxhir kontrollon shpejtësinë gjatë ecjes, por edhe se nuk ka shumë ndryshim kur është i lirë. Njohja e shpejtësisë së ecjes pa zinxhir bën të mundur të shihet se sa i aftë fizikisht dhe i motivuar mendërisht është një qen i moshuar për të shpejtuar ecjen kur ofrohet ushqim.

Është interesante se madhësia e qenit nuk ishte vendimtare për ecjen më të ngadaltë. Dr.Olby thekson lidhjen e thellë midis lëvizshmërisë dhe njohjes, dy pika kyçe që ndryshojnë me plakjen. Lëvizshmëria e reduktuar çon në një ndikim të reduktuar në sistemin nervor, duke demonstruar kështu lidhjen midis shpejtësisë së ecjes dhe demencës.

Përfundimi i këtij hulumtimi është i dyfishtë; korrelacioni i vendosur midis shpejtësisë së ecjes dhe demencës tek qentë pasqyron të njëjtën dukuri tek njerëzit dhe thjeshtësia e metodologjisë së testimit, shërben si një test bazë për zbulimin e plakjes në kafshët shtëpiake. Prandaj, një ndryshim në shpejtësinë e ecjes së një qeni të plakur mund të jetë një shenjë e hershme e rënies njohëse.