Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, ku përveç tyre edhe djemtë e dy moderatoreve janë shokë shumë të mirë.
Së fundmi Arbana ka ndarë një foto ku teksa ka treguar se ndodhen në restorant, Xhemi shfaqet teksa po konsumon vaktin e saj dhe krahas, prezantuesja i ka hedhur një ‘thumb xhelozie’ shumë të ëmbël teksa shkruan: “E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”.
Kjo pasi, Xhemi ndodhej disa ditë jashtë vendit dhe ka qëndruar me një tjetër mikeshë të sajën. Besojmë çdo shoqe e mirë e kupton Arbanën, apo jo?
Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj.
Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ .