Së fundmi, të gjithë po flasin për shpullën e famshme të Will Smith ndaj komedianit Chris Rock në mrëmjen e “Oscars 202”. Incidenti ndodhi si pasojë e ‘shakasë pa kripë’ të Chris, dhe shpulla u bë virale padiskutim. Teksa të gjithë po flasin për ngjarjen e pakëndshme, nga reagimet e kujtdo rreth tyre, deri te hatërmbetjet e mëparshme mes Will dhe Chris, një tjetër video kthehet virale në rrjet.
Në video shfaqet Will Smith duke goditur një gazetar i cili tentoi ta puthte atë në tapetin e kuq në vitin 2012 në premierën e filmit “Men In Black 3” në Moskë. Vitalii Sediuk nga Ukraina, donte të bënte një shaka me aktorin në tapetin e kuq duke e puthur atë në të dy faqet. Megjithatë, shakaja nuk shkoi siç pritej, teksa Will e largoi dhe e goditi atë. Will u shpreh si më poshtë.
Cili është problem yt djalë?!
Ai tentoi të më puthte në buzë. Ai është me fat që unë nuk e gjuajta me grusht atë. Më falni që e thashë diçka të tillë në kamera.
Ndërkohë, Smith e komentoi këtë incident kohë më pas teksa ishte i ftuar në një emision nga David Letterman.
Ne po bënim një intervistë. Ai është gazetar dhe më tha se ishte fans i imi dhe më kërkoi t’i jepja një përqafim.
Sediuk ka futur në kurth disa personazhe publike. Ai e pranoi se e teproi me Will dhe madje i kërkoi falje aktorit.
Unë kërkoj falje për sjelljen time. Mendoj se e teprova. Unë thjesht doja të bëja diçka të jashtëzakonshme për ta habitur atë.
Incidenti i vitit 2012 u rikthye në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së pazakontë në Oscars. Ata që janë kundër artistit Will Smith do të dëshironin ta përdornin këtë ngjarje, për të vërtetuar natyrën agresive të Will, por ndoshta këto dy ngjarje nuk kanë aspak lidhje më njëra-tjetrën.