Këngëtarja dhe së fundmi aktorja e njohur Jennifer Lopez ka marr një surprizë të ëmbël nga partneri i saj, Ben Affleck përpara festës së Shën Valentinit. Aktorja e “Marry Me” zbuloi në një buletin të fundjavës se i dashuri i saj kishte krijuar një video muzikore të personalizuar për këngën e saj “On My Way” nga filmi i saj i ri “si një dhuratë e hershme e Ditës së Shën Valentinit” për të. Në videon gati 4-minutëshe, u përfshin pamje të ndryshme të Affleck dhe Lopez, nga marrëdhënia e tyre e parë nga viti 2002 dhe deri në 2004 janë thurur në videoklipin origjinal të Lopez për “On My Way”, i cili u shfaq premierë në dhjetor.
Duke e parë atë më bëri të mendoj për udhëtimin e dashurisë së vërtetë, kthesat e saj të papritura dhe se kur është e vërtetë, në fakt mund të zgjasë përgjithmonë, kjo ma shkriu seriozisht zemrën.
Aktorja dhe këngëtarja u tha gjithashtu fansave se videoja është shumë e veçantë dhe personale dhe se ajo e ka ndarë vetëm me “rrethin e saj të afërt”. Lopez dhe Affleck u fejuan në nëntor 2002 pak pasi filluan të takoheshin, por përfundimisht i dhanë fund lidhjes së tyre në janar 2004. Dyshja u rilidhën në pranverën e vitit 2021, shkruan People.
Në fillim të këtij muaji, Lopez la të kuptohet për planet e çiftit për ditën e Shën Valentinit, që ajo tha se përfshin shkuarjen në Super Bowl LVI në SoFi Stadium në Inglewood, të Kalifornisë, të dielën, një ditë para festës.
Unë mendoj se ne mund të shkojmë në lojë. Por, e dini, nuk do ta ndaj me ju tani!
Ajo nuk u fut në shumë detaje, megjithëse tha se ajo dhe Affleck “kanë plane” së bashku atë natë. Ajo gjithashtu edhe ka planifikuar një surpirzë për partnerin e saj.
Unë mendoj se do ta befasojmë njëri-tjetrin me diçka, sigurisht.