I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” ka qenë artisti i njohur, Altin Goci. Në një intervistë ekskluzive ai ka zbuluar detaje në lidhje me fillimet e karrierës suksesin e arritur dhe jo vetëm kaq…
A i bën muzika njerëzit më të bukur, më të mirë, më të çlirët dhe më me vetbesim?
Patjetër, muzika është ilaçi kryesor i njeriut. Thjesht bën atë që ndoshta në një profesion tjetër është e vështirë jo se është e pamundur por që muzika patjetër që të jep atë kënaqësinë, relax-in, paqen por të jep edhe energjinë mbi të gjitha. Mua vazhdon të më mbajë pasioni për muzikën sepse pasioni është ai që kthehet në profesion. Unë kam akoma energji dhe kur këndoj kënaqem mbi të gjitha.
Gjatë kohës që ka qenë gjimnazist a e ka menduar ai se do të kishte qenë Altin Goci një identitet i përveçëm në muzikë?!
Shembuj kishim vitet ’60, çfarë kishim dëgjuar dhe çfarë na kishin edukuar me kaseta me shumicë. Dëshironi të bëheshim një grup le të themi i famshëm por nuk e dinim faktikisht dhe kjo ndodhi në ’91 kur dolëm me “Ëndërroj”. Kemi dalë thjesht duke thënë do çojmë një këngë në Festival pa e ditur dhe nuk është se kishim ndonjë plan dhe të ëndërronim që të merrnim një çmim të parë ose të njiheshim dhe të bëheshim të famshëm deri në atë pikë sa u bëmë faktikisht.
Ndër të tjera ai shtoi se:
Muzika e mirë reziston dhe kjo bën që brezi t’ja trashëgojë brezit tjetër dhe kjo kështu me radhë.
Në ato vite ishte detyrim që duhet të bëje një album patjetër edhe kjo më mungon sepse me avancimin e teknologjisë, albumet kanë dalë jashtë loje le të themi. Tani në platformat digjitale sheshin këngël ‘single’. Ajo ka pasur një tjetër lezet, tjetër kënaqësi sepse ishte diçka e prekshme.