Health & Beauty

Kjo kategori e njerëzve nuk duhet të mbajnë maskë

Maska tashmë është kthyer në aksesorin kryesor, duam apo nuk duam ta mbajmë është e detyrueshme. Shumë debate po hapen për mbajtjen e maskave. Shtete të BE-së, si Franca, Italia, Gjermania dhe madje dhe Britania e Madhe po marrin vendime se maska duhet mbajtur kudo në ambientet publike, ku ka grumbullime masive dhe në sheshe dhe jo vetëm në ambientet e mbyllura.

Bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, maska këshillohet si një nga mjetet mbrojtëse më efikase. Mirëpo, një studim i fundit shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren nga tre kategori njerëzish.

Ekspertët shpjegojnë se maska:

-nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç,

-nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni,

-nuk duhet të përdoret nga persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara.

Mirëpo, ka shumë njerëz të cilët justifikohen se kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosin maskë, por pa një vërtetim mjekësor nuk duhen lejuar sepse kjo kategori përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë.