Seriali “Friends” mbetet një nga serialet më të dashura dhe më të komentuara nga të gjithë, pavarësisht se sa vite kalojnë dhe sa seriale të reja mund të prodhohen. Nuk kishte lajm më të gëzuar se ribashkimi i “Friends” pas kaq shumë vitesh për ndjekësit fanatikë. Ishte pikërisht një nga aktoret, Jennifer Aniston e cila publikoi trailer-in e episodit “Friends Reunion” dhe jeta u bë më e bukur për të gjithë fansat që mezi po e prisnin këtë lajm.
Para disa javësh, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, pranuan se gjatë xhirimeve të serialit kanë pasur një pëlqim shumë të fortë ndaj njëri-tjetrit. Gjatë “Friends Reunion”, moderatori James Corden pyeti aktorët nëse ndonjë prej tyre ishte përfshirë në një romancë me njëri-tjetrin përtej ekranit. Një gjë të tillë e pohuan të dy ata. David Schwimmer dhe Jennifer Aniston thanë gjithashtu se tërheqja e ndërsjelltë zgjati për dy vitet e para të serialit, por ata kurrë nuk u bënë një çift jashtë skenës.
Ndërkohë së fundmi dyshja kanë ndarë një foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku shfaqen shumë të afërt. Jennifer Aniston dhe David Schwimmer shihen të përqafuar dhe ky imazh ka çmendur të gjithë fansat. David ka publikuar të tjera foto me miqtë e tij të serialit, por sigurisht ajo me Jennifer tërhoqi më shumë vëmendjen.
Edhe ne po ashtu si shumica jemi mjaft fanatikë ndaj këtij seriali prandaj për të gjithë ju që e keni humbur, këtu do të mësoni gjithçka që duhet të dini rreth ribashkimit të tyre.