Food & Drink Health & Beauty

Kjo është e vetmja yndyrë në ushqim e cila nuk e dëmton shëndetin tuaj!

Yndyra i jep shije të mirë ushqimit. Masa themelore e gjalpit pikërisht është yndyra e qumështit. Ajo përbën 83% të këtij produkti dhe është thesar i vërtetë i kalciumit, për të cilin dihet që ka rëndësi të madhe për shëndetin e kockave. Përveç kësaj, gjalpi përmban edhe sasi të mira natriumi, fosfori, kaliumi dhe magnezi, si edhe sasi të vogël hekuri. Nuk është për t’u habitur që rekomandohet si yndyrë e parë të cilën duhet futur në ushqim të bebeve.

Me këto minerale të rëndësishme, gjalpi është edhe burim i vitaminave të rëndësishme, ndër të cilat janë vitamina A, e rëndësishme për sintezën e proteinave, rritjen dhe zhvillimin e indeve dhe organeve, si edhe për punë të mirë të gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore, pastaj vitaminë E (e njohur si vitaminë e rinimit) dhe vitaminë D, niveli optimal i së cilës në organizëm është i domosdoshëm për funksionimin normal të trupit.

Dihet mirë që thartirat yndyrore janë faktor shumë i rëndësishëm për ushqim të shëndetshëm, ngrenë nivelin e kolesterinës (së mirë) HDL, përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ulin rrezikun nga sulmi në tru. Edhe pse është fjala për yndyrat, gjalpi ka fuqi t’i ndihmojë trupit në djegien e qelizave yndyrore. Lipaza është një enzimë e nevojshme për tretjen e ushqimit. Prodhohet në pankreas dhe funksioni i saj është të zbërthejë yndyrat. Besohet gjithashtu se nivele pak më të larta të lipazës, të cilat arrihen duke marrë suplemente të enzimave të tretjes, mund të ndikojnë në përthithjen e yndyrës dhe kështu të çojnë në shtim në peshë. Nga ana tjetër, ka edhe përthithës të lipazës që ulin nivelet e kësaj enzime.

Lipaza është pjesë e indeve të shumë kafshëve, bimëve, baktereve dhe mykut. Në disa raste, lipaza përdoret edhe si suplement që përmirëson tretjen, zbut simptomat e urthit dhe probleme të tjera gastrointestinale. Shkencëtarët theksojnë se nuk ka prova të mjaftueshme të mira shkencore, në bazë të të cilave ata mund të rekomandojnë përdorimin e lipazës për problemet e deklaruara të stomakut. Lipaza është një enzimë pankreatike, ndërsa suplementet e enzimës pankreatike përmbajnë përbërës të shumtë duke përfshirë edhe lipazën. Vetë enzima e lipazës i zbërthen yndyrnat në acide yndyrore dhe më pas sheqernat dhe yndyrat absorbohen në zorrën e hollë.  Vlerat e referencës së lipazës janë 0-160 U/L, por duhet theksuar se ato varen nga metodat e analizës laboratorike.