Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Ndërkohë, Vëllai i Madh ka organizuar një lojë për të gjithë banorët e shtëpisë. Secili nga banorët u përballën me disa epitete ku më pas do të duhej të zgjidhin se kujt i përkasin secili prej tyre. E teksa njëri nga epitetet ishte ‘seksi’, Jul Deda ia adreson Merit duke i thënë:
Ke dy sexy.
Kujtojmë se Prime-n e kaluar për shkak të një basti, Meri dhe Meritoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë me njëri-tjetrin. E duket se nuk ka mbaruar me kaq nga këta të dy, pasi ata kanë dhuruar një kërcim sensual, teksa më pas u është bashkuar edhe Albi.