Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.
Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.
Mirëpo, me ribashkime dhe shumë veprime pas ndarjes së parë, dyshja na kanë bërë me të vërtetë konfuzë. Së fundmi, ka qenë Lori ajo që ka bërë diçka dhe na shtoi shumë dyshime rreth një rikthimi të ish- çiftit. Në një koncert të bërë fundmi, reperja ka kënduar në mes të koncertit të saj, këngën hit të Mozzik, “Madonna”.
@iconstyle.al
Kjo mund të jetë edhe thjesht një shenjë dashamirësie për babain e vajzës së saj, megjithatë ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi.
Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Rikujtojmë se para afro 1 muaji, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron mbi 11 milion klikime.