Kit Harington ka treguar se është diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ndërsa ishte në rehabilitim në vitin 2019 për problemet e alkoolit. Ylli i “Game Of Thrones”, tregoi se si mësoi për diagnozën e tij, ndërsa ishte në një klinikë amerikane për problemet me alkoolin.
Duke kujtuar rininë e tij, aktori tha se prindërit e tij i referoheshin atij si “Princi i errësirës” për shkak të humorit të keq që ai kishte dhe nuk iu largua as pas adoleshencës. Kit foli për diagnozën e tij në një paraqitje në podcastin “The Hidden 20%” me sipërmarrësin Ben Branson i cili ka autizëm dhe ADHD. Ai tha:
E kuptova se jeta ime ishte e varur nga kjo. Për fat të mirë ishte vendi i duhur në kohën e duhur. Unë arrita të krijoj një jetë të re prej aty.
Kit shtoi se ai ishte mbështjellë në një ngarkesë të tërë neurozash kur ishte adoleshent, me humorin e tij të keq që ndryshonte vetëm kur u bë më i vetëdijshëm për to.
Unë duhet të jem shumë i vetëdijshëm se po ndodh dhe të largohem nga situata.
Aktori tha gjithashtu se beteja e tij për shëndetin mendor, u përkeqësua nga fansat e “Game Of Thrones” që e trajtuan atë si personazhin e tij Jon Snow.
Njerëzit më trajtonin si personazhin. Por në jetën time nuk u ndjeva aspak kështu.
Kit është i martuar me aktoren e “Game Of Thrones”, Rose Leslie, të cilët kanë një djalë të lindur në janar 2021 dhe një vajzë të lindur në shkurt 2023. Dyshja e njohur ishin në lidhje dashurie derisa Harington i propozoi partneres së tij në vitin 2017. Dyshja u martuan në qershor të vitit të ardhshëm. Leslie, konfirmoi në shtator 2020 se ata po krijonin familje. Lajmi erdhi një vit pasi Harington hyri në rehabilitim për stresin dhe përdorimin e alkoolit.