Kit Harington ka pranuar se ndihet me fat që ka hequr dorë nga varësia e tij ndaj alkoolit përpara se të kishte fëmijë. Ylli i “Games Of Thrones” i cili ndan dy fëmijë me gruan Rose Leslie u shtrua në rehabilitim në SHBA për t’u trajtuar për përdorim të alkoolit në vitin 2019. Duke folur në një intervistë me GQ , Kit i cili luajti Jon Snow në dramën e HBO-së tregoi se si ai e ‘urrente veten’ dhe luftoi të ndihej krenar për ndonjë prej arritjeve të tij.
Kit shpjegoi: “Isha aq me fat sa u maturova para se të kisha fëmijë sepse dikur ishte e pamundur fizikisht dhe emocionalisht që unë të mos pija më”.
Para se të bëhesha esëll, shikoja në pasqyrë dhe e shaja veten. E urreja veten. Fjalë për fjalë do ta përbuzja veten dhe nuk do të krenohesha për asgjë që kisha bërë. Nuk mund të jem krenar. Pra, fakti që jam krenar që jam esëll është në vetvete një shenjë e të qenit një person krejtësisht tjetër.
Kit dhe Rose, 37 vjeçe, u martuan në Skoci në vitin 2018 dhe ata kanë një djalë trevjeçar dhe një vajzë, të cilët i mirëpritën në qershor 2023. Dyshja e njohur ishin në lidhje dashurie derisa Harington i propozoi partneres së tij në vitin 2017. Dyshja u martuan në qershor të vitit të ardhshëm. Leslie, konfirmoi në shtator 2020 se ata po krijonin familje.
Harington ka treguar se është diagnostikuar me çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ndërsa ishte në rehabilitim në vitin 2019 për problemet e alkoolit. Ylli i “Game Of Thrones”, tregoi se si mësoi për diagnozën e tij, ndërsa ishte në një klinikë amerikane për problemet me alkoolin.
Duke kujtuar rininë e tij, aktori tha se prindërit e tij i referoheshin atij si “Princi i errësirës” për shkak të humorit të keq që ai kishte dhe nuk iu largua as pas adoleshencës. Kit foli për diagnozën e tij në një paraqitje në podcastin “The Hidden 20%” me sipërmarrësin Ben Branson i cili ka autizëm dhe ADHD.