Celebrities Gossip Showbiz

Kit Harington është një baba shumë i përkushtuar, por ka diçka…

Kit Harington nuk ka asnjë shqetësim që një ditë t’i tregojë djalit të tij skenat e tij më të famshme të serialit të ‘Game of Thrones’. Aktori bukurosh, i cili së bashku me aktoren dhe gruan e tij në serial, Rose Leslie janë prindër të djalit e tij 9-muajsh së fundmi ka biseduar me ‘E! Daily Pop News’  nëse ai  do ta lejojë djalin e tij të shikojë serialin dhe se si planifikon të diskutojë shfaqjen me të voglin e tij.

Harington, u shpreh se me shumë gjasa do t’i thotë djalit të tij:

Shiko, dua të them, thjesht mund të jesh mirënjohës që ndodhi sepse përndryshe nuk do të ishe këtu.

Uploaded image

Sa për tani, Harington tha se do të qëndrojë më shumë i fokusuar tek çështjet aktuale por që edhe me kalimin e kohës do t’ia shpjegojë djalit e tij.

Po kaloj diçka për momentin qëedhe para se të dilja këtu, disi, e ushqej, e përkëdhel, kujdesem për të. Kështu që unë po e jetoj ëndrrën tani!

Leslie e konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin shtator të vitit 2020 pasi ajo pozoi me barkun e saj të rrumbullakosur për revistën ‘Make Magazine’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe foli për mënyrën sesi çifti kishte kaluar kohë shumë të bukura së bashku në shtëpinë e tyre në rezidencën ‘Tudor’ në Anglinë Lindore gjatë periudhës së pandemisë.

Vlen për t’u përmendur se aktori anglez tregoi se në periudhën që përkonte me mbylljen e xhirimeve pati probleme të shëndetit mendor e një lodhje të fortë nervore për shkak të asaj që e përshkruan si natyrë të dhunshme, intensive dhe emotive të serive, me ndikim në jetën e përditëshme të 34-vjeçarit, aq sa qëndroi një vit jashtë sheshxhirimeve.

Për Hollywood Reporter tregon:

Kalova probleme që mendoj se lidhen me atë që të ofronte Game of Thrones dhe atyre që kam bërë ndër vite. Më tej erdhi vendimi për t’u përqëndruar te vetja ime e të merrja një periudhë pushimi.