Celebrities Gossip Showbiz

Kishte gati 45 fustane nusërie për dasmën e saj por veshi vetëm gjashtë, e kemi fjalën për Paris Hilton!

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton kishte shumë opsione për veshjet e dasmës së saj. Në një intervistë të re për British Vogue, 42-vjeçarja tha se asaj iu dërguan 45 fustane nusërie nga stilistë nga e gjithë bota dhe më në fund zgjedhja e saj ishin gjashtë fustane. Hilton, e cila u martua me Carter Reum më 11 nëntor 2021. Gjatë dasmës ajo kishte veshur gjashtë fustane. Mes tyre një fustan Galia Lahav, një dizajn Pamella Roland dhe dy fustane Oscar de la Renta.

Në fakt, ishin gjashtë fustane që vesha në dasmë. Kisha 45 fustane. Stilistja ime po merrte telefonata nga stilistë nga e gjithë bota dhe të gjithë ishin shumë të emocionuar. U përpoqa të vishja sa më shumë prej tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Pas ceremonisë, ajo veshi një fustan Galia Lahav në kërcimin e saj të parë. Festimet dhe mbrëmja përfunduan me Hilton të veshur me fustanin e saj më të ri Oscar de la Renta.

 

View this post on Instagram

 

Rikujtojmë se së fundmi Hilton ka zgjedhur që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim. Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, ka diçka që nuk shkon me formën e kokës së djalit.