Botë e Çuditshme

Kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë, kapet “Pinguini Perandor”!

Një “pinguin perandor” është vënë nën kujdesin e ekspertëve të jetës së egër pasi u bë anëtari i parë i species së tij që ka bërë udhëtimin 3500 kilometra nga Antarktida në Australi. Departamenti Australian i Biodiversitetit, Ruajtjes dhe Atraksioneve tha se pinguini mashkull, me nofkën Gus, ishte i kequshqyer kur u pa për herë të parë pranë Danimarkës. Aaron Fowler ishte ndër të parët që vuri re Gus-in të dilte nga dallgët më 1 nëntor.

“Ishte ky zog i madh në ujë dhe ne menduam se ishte një tjetër zog deti, por më pas ai vazhdoi t’i afrohej bregut, ishte shumë i madh dhe ai thjesht u ngrit dhe u përpoq drejt nesh”-ka treguar Fowler. Ndërkohë Carol Biddulph, një shpëtimtare e regjistruar e kafshëve të egra në departament, e kapi pinguinin dhe e solli përsëri në objektin e saj për kujdes.

Gus fillimisht peshonte rreth 23 kilogramë shumë më pak se pesha 45 kilogramë që është e zakonshme për një pinguin perandor mashkull të rritur. Ndërkaq, pinguini mbret, i cili është më pak se 9 muajsh, peshon 22.5 kg dhe është shpendi më i madh ndonjëherë në Sea Life në Melburn. “Është shumë e pazakontë që ai të jetë aq i madh dhe i rëndë”-tha Jacinda Early, koordinatorja e edukimit të akuariumit, pasi pinguinët e moshës së tij në akuarium peshojnë më së shumti 18 kilogramë. Megjithatë, në javët e ardhshme, Pesto pritet të humbasë peshë pasi i bien pendët

Rikujtojmë se një pinguin Magelanik noton 8000 kilometra çdo vit për t’u takuar me njeriun që i shpëtoi jetën. Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, është një murator dhe peshkatar në pension, i cili jeton në një fshat jashtë Rio de Zhaneiros. Ai e gjeti pinguinin e vogël mes shkëmbinjve të një plazhi lokal në vitin 2011, të mbuluar me katran dhe duke ngordhur. Joao pastroi vajin nga pendët dhe e ushqeu me një dietë të përditshme me peshq. Pas një jave, ai u përpoq të lëshonte Dindimin, ky është emri që i vuri zogut, në det. Por zogu nuk kishte ndërmend ta linte.