Bota

Kishte bërë listën me emrat e atyre që do vriste në shkollë, arrestohet 11-vjeçari!

Një djalë 11-vjeçar amerikan është arrestuar pasi kishte kërcënuar se do të sulmonte me armë një shkollë në Silver Sands. Sipas sherifit të zonës, ai kishte një listë me emra dhe objektiva. Djali gjithashtu u kishte treguar shokëve të klasës një video të arsenalit të tij dhe kishte bërë kërcënime të dhunshme. Videoja u shpërnda nga Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood në X.

Në video, në një tavolinë shihen pistoleta të ndryshme, municione të rreme, shpata, thika dhe armë të tjera, të cilat i janë sekuestruar djalit. “Sapo arrestuam një student të shkollës së mesme Creekside, i cili kërcënoi se do të sulmonte shkollën e mesme Creekside ose Silver Sands. Ai kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva”-tha sherifi Mike Chitwood. Sherifi ka publikuar edhe një video të policëve që e shoqërojnë djalin të prangosur në burg. “Sa herë që bëjmë një arrestim, fotografia e fëmijës suaj do të shfaqet atje. Ne do ua nxjerrim foton që ta shohin të gjithë”-tha Sherif Chitwood në një konferencë për shtyp.