Autoritetet franceze dhe italiane kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar mashtrimi që tregtonte shishe vere të një cilësie të dobët si verëra të vjetra të kantinave më të njohura, me vlerë deri në 15,000 euro secila. Gjashtë persona, përfshirë një shtetas rus që është drejtuesi i grupit të mashtruesve, janë arrestuar në Paris, Torino dhe Milano.
Ata dyshohet se kanë fabrikuar etiketa të rreme që përfaqësojnë kantinat e famshme franceze, të cilat më pas shiteshin me vlerën e tregut përmes tregtarëve të verërave në mbarë botën. Sipas prokurorëve francezë, grupi mendohet të ketë bërë 2 milionë euro nga ky aktivitet kriminal. Në një njoftim për shtyp, Europol bëri me dije se gjatë operacioni u sekuestrua një sasi të madhe vere, etiketa dhe produkte dylli, përbërës vere, makineri për rimbushjen e shisheve dhe mbi 100 mijë euro cash.