Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Në studio nuk munguan as batutat nga ana e tij. Në momentin që moderatorja e njohur e pyeti në lidhje me debatin e parë që ai ka patur me Egla Cenon për ‘mbathjet’, Juli shprehet se ka patur një palë me yje që ia jepte Meri Shehut për të parë horoskopin.
Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur te dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektaklit, nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën, kam hequr pantallonat edhe dola në mbathjet e mia që mi kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ja jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty…
Gjatë një performnace që disa nga ish-banorët e “BBV3” bën në gjysmëfinalen e këtij edicioni, ajoqë mori më shumë vëmendjen ihste Meri Shehu dhe balerini që e shoqëronte, Luixhino Hala. Në një pjesë të performancës së tyre Luixhino i lëpin këmbën Merit, e cila qëndron e ulur në karrige, moment i cili u bë mjaft viral në rrjete sociale. Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth kësaj performance, Luixhino ishte ai i cili e risolli live në studio momentin kur i lëpin këmbën Merit dhe u prit me brohorima nga publiku.