Demi Moore gjithmonë e ka mohuar se i është nënshtruar procedurave estetike. Më parë fansat e aktores spekulonin se ajo i ishte nënshtruar një operacioni estetik, por në vitin 2007 Demi mohoi thashethemet për operacione plastike.
Aktorja thuhet se iu nënshtrua një operacioni estetik me vlerë 330,000 dollarë, duke përfshirë implantet e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe procedura të shumta kundër plakjes. Dr.Mark Solomos, një kirurg estetik, zbuloi se fytyra dhe trupi i Demit tregonin se ajo filloi operacionin në moshë të re, ndaj zbuloi se ajo kishte bërë zmadhimin e buzëve, botoks, operacion me lazer dhe rinoplastikë.
“E gjitha kjo është e dukshme në zonën e hundës. Rrudhat janë minimale, gjë që nuk është e zakonshme për ata që nuk përdorin ndonjë formë përtëritjeje”-tha ai. Nga të gjitha procedurat e kryera nga Demi, ajo pranoi se vetëm dhëmbët e përparmë nuk ishin të sajat. Aktorja pranoi në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” se i ranë dy dhëmbët e përparmë.
Aktorja e famshme e kinematografisë ka folur së fundmi në një interviste me Variety për ribërjen e mundshme të filmit romantik të vitit 1990 “Ghost” të vitit 1990. Gjatë gjithë viteve, ka pasur bisedime për rikrijimin e filmit ikonik, së fundmi me Channing Tatum, i cili njoftoi planet e tij për të ribërë “Ghost” në 2023. Në filmin origjinal luajti Moore (Molly Jensen) dhe i ndjeri Patrick Swayze (Sam Wheat) si çift. Pasi Sam vritet nga shoku i tij (i luajtur nga Tony Goldëyn), ai endet në Tokë si një shpirt i pafuqishëm. Whoopi Goldberg gjithashtu luajti në film.
“Ka disa filma që më mirë të mos krijohen, por kjo varet nga personi. Suksesi i ‘Ghost’ ka të bëjë me alkiminë. Mendoni për Whoopi, e cila përfshiu komedinë në një mënyrë magjike. Ose Tony Goldwyn, personazhi antagonist më i papritur dhe ëmbëlsia, guximi i Patrick Swayze. Channing është tepër inteligjent dhe i talentuar, kush e di se çfarë do të sillte nëse do të ndodhte sërish”-tha Moor në intervistë.