Celebrities Gossip Showbiz

Kirurgët nxjerrin “zbuluar” Madonna-n, tregojnë të gjitha ndryshimet që ka bërë në fytyrën e saj!

Së fundmi, disa kirurgë kanë folur për “Page Six” dhe kanë shpjeguar se çfarë operacionesh mund të ketë bërë ylli i muzikës pop, Madonna e cila vlen të theksojmë se me postimet e saj të fundit duket e shpërfytyruar. Dr.Ehsan Ali, CEO i Beverly Hills Concierge Doctor and Urgent Care tha se:

Kur pashë videon, si shumë të tjerë, u befasova shumë nga pamja e saj. Ajo padyshim që ka bërë një ngritje të fytyrës, lëkura e saj është e tendosur dhe e shtrënguar, pa varje apo rrudha. Një ngritje e fytyrës ndryshon edhe formën e syve të Madonna-s, ata janë tërhequr lart. Gjithashtu, Madonna patjetër ka bërë një rinoplastikë. Hunda e saj duket shumë e ngushtë me një majë të mprehtë. Për të mos përmendur Botox-in. Madje ajo ka shpjeguar se botoksi që ka bërë dëshmohet nga “rrudhat inekzistente të shprehjes në fytyrë”. Ajo ka bërë edhe mollëzat e saj, ndoshta ka pasur mbushje hialuronik. Duken krejtësisht ndryshe dhe bien në sy.

@madonna

♬ original sound – Asia The Unknown

Dr.Pamela Weinberger nga Plump Cosmetics and Injectables në Miami thotë se ylli i popit ka pasur trajtime me injeksione në mollëzat e saj. Ajo ka deklaruar se një tjetër gjë që këngëtarja mund ta ketë ngacmuar janë edhe vetullat. Duke llogaritur koston e operacioneve të mësipërme, kirurgët plastikë vlerësojnë se Madonna duhet të ketë shpenzuar rreth 30 mijë dollarë për të “korrigjuar” imazhin e saj.

Së fundmi, artistja nuk u përmbajt ndërsa iu përgjigj 50 pyetjeve të fansave në lidhje me albumin e saj të ardhshëm, karrierën katër dekadash, kënaqësive dhe pendimeve më të mëdha. Në një video të re, të ngarkuar në kanalin e saj në YouTube së fundmi, ylli i pop-it kishte një përgjigje çuditërisht të sinqertë kur u pyet se me cilin vendim “kthen kokën prapa” dhe kupton se “nuk ishte ideja më e mirë”.