Një burrë është kapur duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në Kinën kontinentale duke i futur në pantallonat e tij, sipas autoritetit doganor të vendit. Udhëtari i paidentifikuar u ndalua nga oficerët doganorë teksa kërkonte të dilte nga Hong Kongu dhe në qytetin kufitar të Shenzhen, tha Dogana e Kinës në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja. Në të thuhej:
Pas inspektimit, oficerët doganorë zbuluan se xhepat e pantallonave që mbante pasagjeri ishin të mbushura me gjashtë qese dhe të mbyllura me shirit. Pasi u hapën, në çdo qese u gjet se përmbanin gjarpërinj të gjallë në të gjitha llojet e formave, madhësive dhe ngjyrave.
Kina është një nga qendrat më të mëdha të trafikut të kafshëve në botë, por autoritetet kanë goditur tregtinë e paligjshme vitet e fundit.