Bota Botë e Çuditshme

Kinë, klonohen me sukses 3 ‘super lopë’!

Shkencëtarët në Kinë kanë klonuar së fundmi me sukses lopët që prodhojnë shumë më shumë qumësht se një lopë normale. Këto janë klonime të lopëve shumë produktive të racës holandeze Holstein Friesian. Ato kanë lindur në rajonin Ningxia të Kinës dhe janë edukuar nga shkencëtarët nga Universiteti Northwest i Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore dhe Pylltarisë, ndërkohë që mund të prodhojnë deri në 18,000 litra qumësht në vit dhe rreth 100,000 litra gjatë jetës së tyre.

Një lopë “normale” në MB prodhoi 8,206 litra qumësht në vitin 2021. Pak para Vitit të Ri Kinez, tre viça të klonuar u krijuan në rajonin Ningxia. Rikujtojmë se miliarderi Bill Gates ka investuar së fundmi në një start-up australian për teknologjinë klimatike që planifikon të reduktojë emetimet e metanit nga gromësirat e lopëve.

Prej kohësh tashmë, themeluesi i Microsoft ka ngritur zërin për ndikimin që industritë e prodhimit të mishit kanë në mjedis. Metani është gazi më i zakonshëm serë pas dyoksidit të karbonit. Kafshët barngrënëse si lopët, dhitë dhe dreri prodhojnë metan kur stomaku i tyre shpërbën fibra të forta si bari për tretje.