Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian kursen milionat, punonjësit e kopshtarisë e padisin për mos marrjen e pagës

Gjë e mirë që Kim Kardashian ka mësuar disa librat e drejtësisë sepse tashmë avokatia do i hyjë në punë për çështjet personale!

Sipërmarrësja e famshme po paditet nga shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së saj prej 60 milion dollarësh ‘Hidden Hills’ duke e akuzuar atë për një shumëllojshmëri të sjelljeve dhe të një ambienti toksik pune.

Sipas padisë, të paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian, 40-vjeçe, ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10% të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë,  refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit, dhe nganjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti.

Punonjësit u shprehën se nuk morën as dieta dhe një ish-punonjës 16-vjeçar thotë se ai u detyrua të punonte më shumë se 48 orët e lejuara për një punonjës part-time nën moshë. Një tjetër pretendon se kur i përmendi Kim pagën e orëve shtesë, çështjen e taksave dhe pushimet e vaktit, ai u shkarkua menjëherë.

Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali Andreë Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza tani po padisin për paga të papaguara dhe për kohën shtesë që ata thonë se Kim Kardashian i detyrohet.

Në një deklaratë për “Page Six”, një përfaqësues i milioneres u shpreh se;

Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një shitësi të palës së tretë të punësuar nga Kim për të siguruar shërbime të vazhdueshme. Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon biznesin e tyre dhe marrëveshjet që ata kanë bërë direkt me stafin e tyre. Kim kurrë nuk ka paguar një shitës për shërbimet e tyre dhe shpreson që çështja midis këtyre punëtorëve dhe shitësit që i ka punësuar ata mund të zgjidhet miqësisht së shpejti.