Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Kim Kardashian zbulon se si arriti të dobësohej vetëm për të veshur fustanin ikonik të Marilyn Monroe!

Pasi befasoi publikun me pamjen e saj e veshur me fustanin e Marylin Monroe në ‘Met Gala’, ylli televiziv Kim Kardashian po kritikohet tani në rrjetet sociale se promovon sjellje jo të shëndetëshme për sa i takon mënyrës së të ushqyerit. Ylli i reality show-t u dobësua 7 kilogramë brenda 3 javësh, sepse në të kundërt, fustani nuk do mundej t’i mbërthehej dot.

Por si ia doli të humbiste këtë peshë në kaq kohë? Miliarderja rrëfeu për “Vogue” se:

Kam mbajtur dy herë në ditë një kostume saune, kam përdorur pistën e vrapimit, hoqa dorë krejtësisht nga sheqernat dhe karbohidratet, kaloritë i kam marrë vetëm nga proteinat dhe perimet. Nuk kam vdekur urie, por kam mbajtur një dietë të rreptë.

Jo të gjithë janë dakord me të, ndaj dhe në këtë rast, kritikat nuk munguan. Një nënë ka shkruar në Twitter se:

Cështja me Kim Kardashian që dobësohet për një fustan është budallallëk, nuk është OK, nuk duhet ta thoshte këtë në televizion. Vajzat e reja mund ta përdorin një gjë të tillë si justifikim për problemet e tyre të ushqyerjes.

Ndërkaq, disa ekspertë të Marilyn Monroe nuk ishin aspak të lumtur me zgjedhjen e Kim. Michelle Morgan, autore e librit të vitit 2018 “The Girl: Marilyn Monroe, The Seven Year Itch, and the Birth of an Unlikely Feminist” u shpreh se:

Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që shoh këtë fustan ikonik 60-vjeçar duke u veshur në publik. Fustani është jashtëzakonisht delikat dhe më parë është mbajtur në kushte të kontrolluara nga temperatura, por tani ja ku është, jo vetëm duke u veshur, por edhe në një ambient tapeti të kuq, ku çdo gjë mund t’i kishte ndodhur.

Kim Kardashian ndër të tjera ka thënë se është ende e hapur për t’u martuar sërish në pjesën e fundit të serialit Disney+ The Kardashians. 41-vjeçarja i bëri komentet në reality show-n në Hulu duke folur rreth romancës së saj të stuhishme me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, në mes të divorcit të saj nga ish-partneri Kanye West.