Ylli televiziv, Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi se ka krijuar një llogari false në Instagram për të ndjekur miqtë e saj. 41-vjeçarja, e cila ka pothuajse 300 milionë ndjekës në këtë rrjet social, i pëlqen të mbajë lidhje me miqtë dhe llogaritë e fansave duke përdorur llogarinë dytësore. Duke folur me prezantuesen Amanda Hirsch në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Kim rrëfeu se e kishte ndjekur nga llogaria e saj e fshehtë.
Unë të ndiqja nga llogaria ime e fshehtë dhe më pas mendova ‘nuk shkoj aq shpesh tek ajo llogari dhe e dua vetëm në llogarinë time zyrtare’. Unë kisha një llogari false, që ishte si një instagram i vërtetë dhe ndiqja vetëm vajza që postonin gjëra të çuditshme dhe thashë: ‘Kjo është kaq jo normale, nuk dua të jem në këtë lojë’. Por më pas më duhej një Instagram i rremë dhe shoqja ime Lala e kishte një të tillë, kështu që thjesht përdora llogarinë e saj dhe nuk ja ktheva më. Thjesht për të ndjekur njerëzit, si llogaritë e fansave, ose gjërat e modës ose thjesht të gjithë ata që mund të mendosh.
Kim më parë ka zbuluar se mund të fitojë më shumë para në Instagram, duke promovuar produkte te ndjekësit e saj, sesa ka fituar ndonjëherë me reality show-n, ‘Keeping Up With the Kardashians’. Ndërkaq, në episodin e parë të “The Kardashians”, Kim na ka treguar një copëz nga jeta e saj me ish-bashkëshortin, Kanye West.
Themeluesja e “SKIMS” shihej në video teksa i thotë shoqes së saj ndërsa po zgjidhte pamjet për një paraqitje në emisionin “Saturday Night Live”. Ndërkaq, vlen të theksojmë se i dashuri i Kardashian, Pete Davidson e mbështeti atë në premierën e serialit të saj të ri Hulu The Kardashians në Los Angeles, duke mbërritur së bashku të kapur për dore. Në një intervistë të re, nëna e katër fëmijëve foli për romancën e saj me 28-vjeçarin.