Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian zbulon se çfarë mban në çantën e saj të vogël e cila kushton 37 mijë dollarë!

Kim Kardashian, themeluesja e “Skims” ka ndarë me ndjekësit e saj në një episode në “Keeping up With Kardashians” se çfarë mban në çantën e saj. Çanta e Kimit ka një vlerë prej 37 mijë dollarësh dhe ka një madhësi të vogël. Ylli televiziv ka zbuluar për fansat e saj së çfarë mund të mbajë çanta e saj aq e vogël.

Kim ka treguar se në çantën e saj të vogël mund të mbajë një buzëkuq dhe një çamçakëz, por edhe pse aq e vogël ajo e pëlqen shumë atë. “Më pëlqen çanta jote e vogël! Çfarë ka brenda? Shkëlqyes buzësh?”-e ka pyetur Murphy. “Zakonisht mbaj ndonjë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”-përgjigjet Kim.

Kim ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit, publiku ishte shqetësuar për belin e saj tepër të hollë dhe kjo falë korseve që bukuroshja pëlqen të mbajë. Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakontë në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me flokë. Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se sytë e Kim janë jashtë proporcionit. Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.

Rikujtojmë se Kim nuk është shfaqur në festën që u organizua pas ‘Met Gala’. 43 vjeçarja tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës me veshjen e saj. Vogue ndërkohë kishte publikur një video të Kim duke ‘luftuar’ për të marrë frymë teksa kishte të veshur korsenë e ngushtë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës.

Por veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në festë. Kardashian e humbi këtë rast sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje. Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj. “Unë shkova nga atje në avion. Fjeta në avion dhe ja ku jam”.-tregoi Kim.