Kim Kardashian i tërboi fansat dje teksa zbuloi Tyra Banks, Heidi Klum dhe Candice Swanepoel si disa nga fytyrat në fushatën e saj të fundit SKIMS. Por nëna e katër fëmijëve tani ka marrë reagime ndaj imazhit të përdorur, që e shfaq atë në qendër të vëmendjes për të promovuar markën. Ajo postoi imazhin në Twitter me mbishkrimin:
OK, supozohej që unë nuk duhej të isha në këtë fushatë @SKIMS, por u ndala dhe u futa sepse ishte shumë ikonike.
Fansat filluan në seksionin e komenteve, me shumë që e akuzuan atë për një dështim të Photoshop-it. Disa njerëz vunë në dukje se dukej sikur Kim e kishte tepruar me editimin dhe se zona e ijeve dhe kofshëve të saj ishin manipuluar për ta bërë atë të dukej më e hollë dhe më e lakuar. Megjithatë, të tjerë vlerësuan gratë ikonike për fillimin e fushatës SKIMS së bashku. Bashkëpunimi i ri i Kim vjen pasi u njoftua se ajo do të mbyllë KKW Fragrance dhe marka do të ketë një rinovim.
Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përdorimin e fotoshopit në imazhet që ajo poston në Instagram. Në fillim të këtij viti, Kim Kardashian fshiu me shpejtësi një nga fotot e saj mbresëlënëse në Instagram, pasi u akuzua se kishte edituar trupin e saj. Ylli i realitetit i mahniti fansat kur ndau një galeri me imazhe ku dukej e veshur me rroba banje nga udhëtimi i saj i fundit në Bahamas me Pete Davidson. Megjithatë, ndjekësit e vëmendshëm vunë re se këmba e saj e pasme dukej e shtrembëruar në një imazh, me një kthesë që shfaqej pas gjurit.
Një tjetër herë, në dhejtor të vitit të kaluar, fansat e kanë akuzuar Kim se ka hequr sqetullat në fotot e fundit. Kim i nxiti ndjekësit e saj të komentonin kur postoi një seri fotosh në të cilat mahnit e veshur me një fustan të zi Balenciaga. Megjithatë, ishin sqetullat e nënës së katër fëmijëve që dukej se po tërhiqnin fokusin.