Prania e dy motrave Kim dhe Klohe Kardashian në festën esktravagante të dasmës së Ambani-t dhe Merchan-it, krijoi një zhurmë kudo. Mirëpo siç duket ky vend ka qenë i mrekullueshëm për Kim, e cila nuk ngopet me Indinë.
Ylli i Kardashians së fundmi ka postuar disa fotografi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa bashkëngjitur me to shkruan ”Vend i lumtur”. Në fotot e shpërndara ajo ka veshur një fustan të kuq të ndezur. Këto pamje vijnë nga një hotel ende i pa identifikuar, teksa ajo shihet nëpër koridor duke pozuar përpara kamerave.
View this post on Instagram
Ylli televiziv, Kim Kardashian, ishte një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën përrallore në Indi. Ajo u shfaq e veshur me disa fustane të ndryshme, duk lënë pafjalë një publik mjaft të gjerë. Mirëpo disa ndjekës në rrjete sociale e kritikuan yllin televiziv për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë. Sipas fansave, ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane.