Kim Kardashian thuhet se po vuante që motra e saj e madhe Kourtney ishte e ftuar në ceremoninë e fundit të Oscars teksa mori pjesë së bashku me të fejuarin e saj Travis Barker. Tani Kim thuhet se është e dëshpëruar për të tërhequr vëmendjen nga motra e saj duke marrë të dashurin 28-vjeçar të “Saturday Night Live” Pete Davidson në Met Gala-n e ardhshme si takimin e saj zyrtar dhe për të bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift.
Kourtney ishte në Oscars të këtij viti së bashku me Travis dhe të dy tërhoqën vëmendjen me puthjen e zjarrtë që shkëmbyen me njëri-tjetrin. Thuhet se ftesa e Kourtney për një event madhështor Hollywood-i e ka nervozuar motrën e saj Kim, e cila për shumë kohë është konsideruar më e komentuara dhe e njohura nga familja Kardashian-Jenner.
Tani thuhet se Kim po përpiqet të zgjedhë veshjen e saj për Met Gala për të shkuar bashkë me Pete në krah të saj, teksa shpreson të marrë të gjithë vëmendjen e mundshme. Një burim tha për mediat e huaja:
Pasi pa Kourtney të rrëmbente tërë atë vëmendje, Kim po tenton të bëjë të njejtën gjë në Met Gala në debutimin e parë në tapet të kuq së bashku me të dashurin Pete Davidson. Ajo është e dëshpëruar për një vëmendje të tillë pas çastit mdhështor të Kourtney. Mund të tingëllojë e çuditshme, por Kim dhe motrat e saj janë gjithnjë duke u krahasuar me njëra-tjetrën.