Edhe pse Kim Kardashian tani është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak se me datë 14 prill do të publikohet edhe seriali i ri i titulluar “The Kardashians” ka pasur edhe diçka tjetë e cila mesa duket është rikthyer edhe njëherë si temë. Ylli i “KUWTK” ka njoftuar avokatët e saj, për të ndaluar publikimin e një videoje tjetër seksi.
Kimit iu publikua një video para 20 vitesh nga ish i dashuri Ray J. Ndoshta rikthimi përsëri i Ray J në skenë ka të bëjë me fitimin e miliona lekëve nëse publikohen ato regjistrime. 41 vjeçarja ka shpenzuar qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur këtë çështje, para se të dalë një tjetër video. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj me çdo kusht. Në lidhje me këtë temë një burim i afërt pranë Kim është shprehur se:
Kim e di që Ray J ka bërë kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime. Ajo u ka thënë avokatëve: “Vetëm mbi trupin tim të vdekur mund të ndodhë e njëjta gjë sërish”.
Kaseta e parë e publikuar ishte e supozuar që të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte, por kjo gjë në fund e ndihmoi atë që të merrte më shumë famë. Kim dhe reperi Ray J ishin 22 vjeç kur ajo u realizua si video.
Ajo ishte ende e panjohur kur u publikua video në mars të vitit 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin “Kim Kardashian: Superstar”.
Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të Kris Jenner, seriali i njohur “Keeping Up With The Kardashians” debutoi në ekranet televizive. Pavarësisht veprimeve të prindërve të saj, video u përhap në internet. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këto publikime të këtyre videove bëhen të mëdha, mjafton të përmendim edhe rastin e Paris Hilton.