Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian nuk e fiton provimin e avokatisë?!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, Kim Kardashian, prej vitesh tashmë ka patur ëndërr për t’u bërë avokate e të drejtave të njeriut, por së fundmi duket se kjo dëshirë e daj ka filluar të zbehet për shkak të pengesave të shumta që ka hasur.

Në një episod të ri të ‘show-t’ të saj “In Step With The Kardashians”, bukuroshja i ka shprehur motrave të saj se ajo kishte dështuar në një provim të vogël të bërë rreth avokatisë.

Më pas ajo zbuloi për të gjithë audiencën se po ndjek një program katër-vjeçar të shkollës juridike, në vend të një standarti tre-vjeçar dhe se është në periudhë provimesh. Kardashian u shpreh në klip se:

Kam dëgjuar që kjo është shumë më e rëndë se ajo zyrtare gjyqësore.

Mbrojtësja e të drejtave të njeriut si dhe bashkëthemeluesja e organizatës #cut50, në të cilën Kim ka bërë praktikën e saj, Jessica Jackon ka shpjeguar se duhen 560 pikë për të kaluar dhe se Kardashian ka marrë  474. Ajo shprehu se rezultati është mjaft i mirë.

Është një rezultat i shkëlqyeshëm prove që njerëzit nuk e marrin fare në këtë periudhë pandemie.

Gjithsesi, 40-vjeçarja ishte shumë e zhgënjyer nga pikët e fituara, duke menduar se ishte një humbëse.

Ajo zbuloi gjithashtu se kalonte 10 deri në 12 orë në ditë duke studiuar për një provim të tillë për gjashtë javë.

Prej stresit të shkaktuar nga kjo situatë, Kim ka shprehur se ka qëndruar larg fëmijëve.

Fakti që të gjithë këtë kohë e kam kaluar larg fëmijëve. Tani nuk mund të kushtoj aq shumë, nuk kam kohë.