Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, duket se së fundmi ka marrë një gjobë nga policia në Los Angeles pasi ishte ndaluar gjatë udhëtimit me makinën e saj Tesla në rrugën PCH.
Sipas raportimeve nga TMZ, thuhet se arsyeja e ndalimit ishte se xhamat e makinës së saj ishin më të zinj se sa lejon ligji i Kalifornisë, një shkelje e njohur e rregullave të trafikut në këtë shtet.
Gjatë momentit të ndalimit, Kim dukej e qetë dhe pa shqetësim, duke u treguar e gatshme të pranonte paralajmërimin që i ishte dhënë nga policia për të korrigjuar shkeljen.
Ky ndalim u cilësua si një formë këshillimi dhe jo një veprim penal, ndonëse shuma e gjobës nuk është bërë ende publike. Incidenti është kapur dhe publikuar nga paparacët, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje.