Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian mori një leksion shumë të mirë gjatë lidhjes me Pete Davidson, jo më romanca me meshkuj më të rinj se vetja!

Jeta romantike e Kim Kardashian ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West. Së fundmi, themeluesja e SKIMS është përfshirë në disa thashetheme në lidhje me jetën e saj të dashurisë, ku thuhet se po shoqërohet me Odell Beckham Jr.

Ndërkaq, gjatë episodit të fundit të serialit të shumëpritur ‘Hulu’, Kim ndau mendimet e saj për jetën në takim me miqtë e saj të ngushtë, duke hedhur dritë mbi preferencat dhe sfidat me të cilat përballet në dashuri. Në një episod të kohëve të fundit të “The Kardashians”, 42-vjeçarja foli për jetën personale. Ylli televiziv e bëri të qartë se kishte në mendje kritere specifike për partnerin e saj të ardhshëm romantik.

Ajo tha:

Pse po më shikoni të gjithë? Unë kam kufij moshe.

Miqtë e saj e ngacmuan për marrëdhëniet e saj të së kaluarës, duke aluduar për romancën me Pete Davidson, i cili është 13 vjet më i ri. Një nga shoqet e saj tha me shaka: “Ti thua, ‘pas përvojës sime të fundit, kam një kufi moshe’”. Kim u përgjigj duke thënë:

Më duhet një moshë e pështatshme. Më duhet, për shembull, dikush tek të 40-tat. 

Kim ka zbuluar se aktualisht ka një ose dy crush (fiksime) të famshëm, gjatë një interviste për ‘CR Fashion Book’. “Ne kemi folur për ta,”-i tha Kim redaktores së modës Carine Roitfeld. Megjithatë, ajo tha se dashuria e saj platonike nga të famshmit është John F. Kennedy Jr., djali i ndjerë i Presidentit John F. Kennedy dhe Jacqueline Kennedy Onassis, i cili vdiq në moshën 38-vjeçare në një aksident ajror në vitin 1999.