Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian dhe Pete Davidson duan të kenë fëmijë së bashku?!

Kim dhe Pete janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ndërsa romanca e Kim Kardashian me të dashurin Pete Davidson bëhet edhe më serioze, dyshja thuhet se kanë filluar të flasin për të pasur fëmijë së bashku.

Kim, e cila tashmë ka fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm, me ish-bashkëshortin Kanye West, ka filluar të planifikojë fazën tjetër të marrëdhënies së saj me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete pasi dyshja janë dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ka pranuar më parë se është e hapur ndaj idesë për të patur më shumë fëmijë dhe Pete mund të jetë ai me të cilin ajo shton familjen e saj. Komediani Pete foli më parë për mundësinë për t’u bërë baba pasi humbi babanë e tij Scott, në sulmet terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork. Pete ishte vetëm shtatë vjeç në atë kohë dhe komediani shumë i dashur më parë zbuloi se shpreson t’i ngjasojë babait të tij kur bëhet fjalë për atësinë.

Unë thjesht dua të kem një fëmijë. Mendoj se do të ishte fantastike. Dua të jem atje për diçka ose të bëj diçka që nuk e kisha kur u rrita.

Ndërkohë, një burim i afërt me Kim tha:

Kim e di se sa shumë dëshiron Pete të përjetojë atësinë dhe ajo e ka parë nga dora e parë se sa i pabesueshëm është ai me fëmijët e saj, kështu që është diçka për të cilën ata po flasin.