Kim Kardashian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kalifornisë që të rishqyrtojnë dënimin e përjetshëm që iu dhanë vëllezërve Erik dhe Lyle Menendez, të cilët u dënuan në vitin 1996 për vrasjen e prindërve të tyre. Thirrja e saj vjen edhe për faktin se Kardashian, përveç biznesmene dhe influencere e njohur është e diplomuar në drejtimin e Juridikut dhe një avokuese e drejtësisë penale. Në një ese personale të dërguar në NBC, Kim u shpreh:
Ata janë të sjellshëm, inteligjentë dhe të sinqertë.
Themeluesja e SKIMS tha se veprimet e vëllezërve ishin “të pafalshme”, por se dënimi i tyre i përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht është i diskutueshëm.
Nuk duhet të mohojmë se cilët janë ata sot në të 50-at e tyre. Fiziologjikisht dhe psikologjikisht, koha na ndryshon dhe dyshoj se dikush do të pretendonte të ishte i njëjti person siç mund të ishte në moshën 18-vjeçare. E di që nuk jemi!
Apeli i saj vjen mes interesit të ripërtërirë për çështjen Menendez. Netflix së fundmi publikoi një serial të bazuar në historinë e tyre të titulluar “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”. Platforma gjithashtu ka publikuar edhe dokumentarin mbi këtë temë. Vëllezërit Menendez kanë pohuar se i vranë prindërit e tyre për vetëmbrojtje pasi kishin duruar një jetë të tërë abuzimi fizik, emocional dhe seksual. Avokatët e tyre argumentojnë se sipas kuptimit të sotëm të abuzimit seksual, ata nuk do të ishin dënuar për vrasje të shkallës së parë.
Prokurori i qarkut të Los Angeles, George Gascón, tha gjatë një konference për shtyp se faji i Erik Menendez, 53 vjeç, dhe vëllait të tij 56-vjeçar, Lyle Menendez, nuk ishte në diskutim dhe zyra e tij po shqyrtonte rastin me një pikëpamje për ridënim. Provat e reja, tha Gascón, përfshijnë një letër të shkruar nga Erik Menendez që avokatët e tij thonë se vërteton pretendimet se ai ishte abuzuar seksualisht nga babai i tij.
Ata pohuan se kishin frikë se prindërit e tyre do t’i vrisnin nga frika se dyshja do të zbulonin ngacmimin afatgjatë seksual që po ia bënte babai i tyre, Erik-ut. Prokurorët pretenduan se vrasje ishte motivuar nga pasuria, pasi kishin frikë se do të liheshin jashtë testamentit nga babai i tyre. Pas vrasjeve dhe para se të arrestoheshin ata kishin bërë shpenzime dhe jetë luksoze, duke përfshirë shpenzimin e gjysmë milioni dollarësh për rroba, ora Rolex dhe makina, një model sjelljeje i detajuar shumë në dramën e fundit të Netflix.