Prej muajsh tashmë është përfolur shumë për një krizë në marrëdhënien e Kanye West dhe Kim Kardashian që duket se vetëm po thellohet e përkeqësohet.
Burime pranë familjes së tyre kanë konfirmuar për “Daily Mail” se Kim pritet të nisë procedurat për t’u divorcuar nga reperi i famshëm dhe se dyshja nuk kanë kaluar thuajse fare kohë së bashku, sidomos gjatë festave.
Nga ana tjetër aludohet se Kanye-s i ka ardhur në majë të hundës, jo vetëm Kim por e gjithë familja e saj që gjithmonë janë përfshirë në skandalet e martesës së tyre. Kujtojmë se javë më parë ata janë përfolur për një ndarje që pas krizave të bipolaritetit të Kanye West.