Çdo gjë është ashtu si duket Celebrities

Killua ‘hap zemrën’ dhe rrëfen në TAR bullizimin në adoleshencë që u bë burim frymëzimi për artin e tij!

‘Çdo gjë është ashtu si duket’ është emisioni më i ri podcast në TAR ku diskutohen tema nga më të ndryshmet dhe çdo episod ka veçantinë e tij duke përfshirë këtu dhe të ftuarit. I ftuar i kësaj jave ishte Killua, një artist që ndryshe nga shumë të tjerë në vendin tonë përcjell mesazhe shumë të fuqishme me anë të teksteve të tij.

Çfarë dëshiron Killua që dashamirësit e muzikës së tij të kuptojnë nga këngët e tij?

Dëshira ime është të ngrej disa pyetje dhe njerëzit t’i japin përgjigje brenda vetes së tyre. Për disa që e dëgjojnë është thjesht një këngë, për disa të tjerë është diçka pak më shumë. Unë do doja që të ishte për të gjithë pak më shumë, t’i bënte të mendonin më shumë.

Në këngët e tij a frymëzohet artisti nga jeta personale pasi ai i krijon dhe vetë këngët e tij?

Kënga ‘Dikur’ është historia ime personale dhe e miqve të mi. Kam jetuar në një ambient që ka qenë disi i ashpër. Kjo këngë flet për fillimet e adoleshencës sonë. Na bënte përshtypje disniveli ekonomik. Dhe kjo këngë flet për ato eksperienca ku në nisje të adoleshencës ndiheshim të paragjykuar. Na shpëtonte ndonjë fjalë me dialekt dhe niste bullizimi që ishte i dhunshëm. Flet për ditët e mia që mbaja thikë me vete dhe shkoja lexoja libra në shtëpi, por nuk e thoja që të mos dukesha dukesha i çuditshëm.

Titulli i albumit të tij i frymëzuar nga libri i At Zef Pllumit ‘Rrno për me tregue’. Por si lindi ideja e këtij titulli?

Kultura jonë, shteti ynë nuk e ka pasur kurrë dëshirën për të dokumentuar, por që brezat e rinj të kuptojnë nga gabimet dhe vuajtjet që ka kaluar një brez përpara nesh dhe duke njohur këto trauma, ne arrijmë të zhbëjmë dhe nuk përsërisim gabime.